MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar në dilemë

Mourinho thotë fjalën e fundit për Kumbullën

11.07.2022 - 22:30

Marash Kumbulla ka qenë subjekt i disa zërave në merkato që e lidhin atë me një kalim në Torino, te ish-trajneri i tij Ivan Juric, apo edhe te Fiorentina ditën e sotme. Megjithatë, mbrojtësi nuk është i prirur të largohet së shpejti nga kryeqyteti.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori i përgjithshëm i Romës, Thiago Pinto, u takua me agjentin e Kumbullës, Gianni Vitalli, për ta siguruar atë për rëndësinë e mbrojtësit.

Trajneri Jose Mourinho e konsideron atë si një pjesë të vlefshme për prapavijën e tij dhe me një potencial të madh, duke ditur që Kumbulla është vetëm 22 vjeç dhe ka të ardhme të ndritur para, kjo edhe duke u bazuar te karakteri i lojtarit shqiptar.

“Special One” dëshiron të vazhdojë të mbështetet në një mbrojtje me tre lojtarë dhe kështu, Kumbulla mund të jetë një rezervë e vlefshme për Smalling, Ibanez ose Mancini, me mbrojtësin shqiptar që duhet të luftojë shumë për një vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po kryen vizitat mjekësore

Thomas Strakosha surprizon me ekipin e ri

Mbrojtësi prezanton fanellën e Romës

Përveç Torinos, një tjetër kërkon Kumbullën