MENU
klinika

Zjarret “shkrumbojnë” ishujt turistikë

Nga Veriu në Jug, Greqia nën pushtetin e flakëve

25.07.2022 - 11:04

Zjarrfikësit grekë prej më shumë se një jave vazhdojnë të luftojnë me zjarret e furishme që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Vatrat më të fundit janë shfaqur në ishullin Lesbos ditë të dielën, në Peloponezin perëndimor si dhe në Greqinë veriore, me zjarrëfikësit dhe ekipet e emergjencave civile që janë detyruar të evakuojnë vendbanimet aty pranë, ndërsa një valë e re të nxehti ka goditur vendin.

Temperaturat arritën në 40 gradë Celsius në pjesë të ndryshme të Greqisë të dielën, pasi një valë e nxehtë që ka goditur pjesë të tjera të Evropës u përhap në lindje dhe pritet të zgjasë për pjesën më të madhe të javës së ardhshme, sipas meteorologëve.

Një zjarr i egër filloi të shtunën në pyjet malore në Lesbos, që ndodhet në detin Egje pranë Turqisë dhe dogji disa hektarë tokë në vendpushimin e plazhit të Vaterës dhe shkaktoi evakuimin e dy fshatrave të tjerë – Vrisa dhe Stavros.

Në Greqinë kontinentale, një zjarr i ri kërcënoi gjithashtu shtëpitë në Krestena në Peloponezin perëndimor pranë vendit të famshëm arkeologjik të Olimpiasë së Lashtë, duke detyruar evakuimin e fshatit Gryllos.

“Flakët kanë rrethuar Krestenën, ka raporte për shtëpi të dëmtuara, ne kemi nevojë për ndihmë”, tha Anastasios Karnaros, një anëtar i këshillit të qytetit, për transmetuesin grek Open TV.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011PreviousNext
Pamjet e tmerrshme të kapura nga një varkë treguan flakë të zhurmshme që shpërthenin nëpër pemë përgjatë vijës bregdetare të Lesbosit, me tym të zi që ngrihej në ajër dhe mbulonte zonën në një mjegull të trashë.


Ndërsa flakët përparuan drejt qendrave të populluara të dielën, qindra turistë dhe banorë të tjerë nga fshati bregdetar i Vaterës, në anën jugore të ishullit, u detyruan të evakuohen.

“Zyrtarët më pas urdhëruan evakuimin e rreth 200 njerëzve të dielën pasdite nga fshati Vryssa në Lesbos ndërsa flakët u afruan, rreth 1600 metra larg shtëpive”, tha për radio Skai nënkryetari i bashkisë së Lesbos perëndimore.

Gratë e moshuara mbanin qese plastike me vetëm disa sende personale teksa hipnin në autobusët e parë për t’u larguar nga fshati. Shtëpitë e ndërtuara përgjatë bregut mund të shiheshin përmes mjegullës ndërsa flakët pushtuan ishullin dhe shezllonet e cadrat të braktisura rreshtoheshin në plazhin e shkretuar.

Një video e dytë, gjithashtu nga Lesbos, tregoi zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një peizazh ferrinor. Zjarrfikësit tregohen duke punuar për të shuar flakët në errësirë, me dritën e ditës të bllokuar plotësisht nga tymi.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yannis Artopoios tha se 125 zjarrfikës dhe 43 makina zjarrfikëse po merren me flakët vetëm në Greqinë jugore, si dhe katër avionë dhe katër helikopterë, por avioni nuk mund të operojë natën.


Artopoios tha se 141 zjarre kishin shpërthyer në Greqi gjatë tre ditëve të fundit. Zjarri në Lesbos shpërtheu në orën 10 të mëngjesit të së shtunës dhe po digjej në dy fronte, duke u nisur drejt fshatit Vrisa dhe një tjetër brenda Vaterës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Evakuohen banorët në periferi të Athinës

“Digjet” Greqia, qindra zjarrfikës në luftë me flakët