MENU
klinika

Nga Al Capone te Napoleon Bonaparti!

Njerëzit e tmerrshëm, që çuditërisht bënë një gjë të mirë në jetën e tyre

04.07.2022 - 08:45

Ka pasur disa njerëz në historinë njerëzore botërore që kanë bërë gjëra të tmerrshme, të neveritshme dhe të pafalshme.

Këta njerëz besohet se kanë humbur humanitetin e tyre, dhembshurinë e tyre dhe çdo ndjenjë arsyeje.

Por, me të gjitha aktet e tmerrshme të dhunës dhe poshtërimit, njerëzit e mëposhtëm bënë një gjë të mirë në jetën e tyre, përcjell Telegrafi.

Sigurisht, kjo absolutisht nuk kompenson veprimet e tyre të urryera, por me të vërtetë të bën të pyesësh se si ata u bënë aq të këqij.

Ted Bundy

Një nga vrasësit serikë më famëkeq në botë në fakt “shpëtoi jetë para se t’i merrte ato”.

Në vitin 1971, përpara se të bëhej vrasësi i çmendur, Ted Bundy punoi në një linjë telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve.

Ai iu përgjigj thirrjeve të njerëzve në ankth dhe u mundua të bindte ata që të vazhdonin të jetonin në vend që vrisnin veten.

Bashkëpunëtorja e tij në linjën telefonike, Ann Rule, shkroi një libër për përvojën e saj duke punuar pranë “vrasësit të ardhshëm”.

Por se si ai kaloi nga shpëtimi i jetëve në marrjen e tyre këtë mund ta përcaktojnë ndoshta psikologët.

Al Capone

I njohur si një nga figurat më të frikshme të krimit të organizuar, Al Capone drejtoi grupin e Chicago-s dhe tregoi se ishte bosi i krimit i të gjithë bosëve të krimit duke përdorur taktika brutale.

Por krahas plaçkitjeve, shantazheve dhe dhunës së tij, Capone thuhet se ngriti gjithashtu një nga kuzhinat e para në botë, përcjell Telegrafi.

Në vitin 1931, Capone hapi një kuzhinë me një banderolë ku shkruhej “Supë me kafe dhe donut falas për të papunët”.

Vlerësohet se kuzhina e tij ka shërbyer 120,000 vakte për popullatën e varfër dhe të pastrehë të Çikagos.

Sadam Husein

Sundimi i gjatë dhe brutal i Sadam Huseinit në Irak çoi në luftëra të shtrenjta dhe të pasuksesshme me vendet fqinje.

Mirëpo, gjatë diktaturës së tij, ai bëri diçka nga e cila përfitoi popullsia.

Husein ishte i vetëdijshëm se dija është fuqi, dhe ai e përdori këtë informacion për të ofruar diçka të mirë për vendin e tij.

Ai “instaloi” arsimin e detyrueshëm falas në Irak me qëllim që të shkollohej e gjithë popullata.

Napoleon Bonaparta

Napoleon Bonaparta donte të pushtonte të gjithë Evropën dhe ai arriti shumë larg në përpjekjen e tij.

Duke e mbajtur Evropën në luftë për 15 vjet, ai e shpalli veten Perandor, uli në mënyrë drastike të drejtat e grave dhe hoqi lirinë e shtypit.

Por krahas këtyre, ai prezantoi edhe kodin Napoleonik.

Sipas këtij kodi, ai qeveriste territoret e tij të pushtuara rishtazi me ligje të rrepta që u themeluan mbi bazën e barazisë dhe jo mbi bazën e titullit.

Kjo do të thotë se burrat kanë lindur të gjithë me status të barabartë dhe ata që donin një jetë të suksesshme mund të kishin një të tillë edhe nëse prejardhja e tyre familjare nuk ishte nga klasa e lartë.