16.07.2022 - 12:19
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Jalës.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se një gomone është futur mes plazhistëve, duke përplasur tre persona që po laheshin në det.
Gazetari Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihen plazhistët në panik, ndërsa raporton se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore