Spitali i Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Sic raportohet zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit, te salla e imazherisë.
Nuk dihen shkaqet se përse ka rënë zjarr në spital ndërsa zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se është bërë i mundur evakuimi menjëherë i personelit mjekësor nga dhoma, teksa pas disa minuta “luftë” me flakët, zjarri është shuar.
E ndërsa, pacientët janë zhvendosur në spitalin ‘Memorial’, për të marrë kujdesin e duhur mjekësor, për të cilin kishin ardhur në Urgjencë.
Faxnews ka siguruar edhe pamjet se si spitali është rrethuar nga tymi ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar si edhe bilanci i dëmeve materiale.