Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “ABC” foli lidhur me skandalin e evazionit fiskal të 24 kompanive me Inceneratorët.
Sipas tij, krijimi i kompanive anonime është mënyra më e mirë e evazionit fiskal. Vangjeli mes të tjerash shton se administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin.
“Në Tiranë ka filluar të ketë frikë tek zyrtarët e lartë për të firmosur. Denoncimi i radhës ka nisur para 5-6 vitesh. Disa nga këto skema janë goditur por edhe kanë vazhduar. Koha nuk është për ta fshirë. Kam besimin që ka ardhur koha për ndëshkim. Administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin. Drejtësia nuk reagon me shpejtësinë që duam ne. Dyshimi është larg nga të qenit i provuar. Për sa kohë nuk e provon një gjë të tillë ai është i pafajshëm.” tha Vangjeli.
Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe një aferë tjetër të madhe, që sipas tij ka pasur një hetim në 2014. Sipas tij janë disa emra që i njohin të gjithë në Tiranë nga bota e biznesit. Sipas tij afera është më e madhe se Inceneratorët.
“Do ballafaqohemi me emra të tjerë. Që në 2014, ka qenë një hetim, janë emra që i njohim të gjithë në Tiranë. Aktualisht janë pjesë e biznesit. Nuk e di sa do ndodhë një gjë e tillë. Ndoshta do të jetë edhe më e madhe se zhurma e Inceneratorëve. Por kush pushtet do tronditet? Ka disa lloje pushtetesh. Ka një pushte moral, ka pushtet të votuar. Ka dhe pushtet xhepi dhe në Tiranë ka kohë se xhepat janë bërë të thellë. Janë të ndërlidhura me njëri tjetrin pushtet që do tronditeshin.” tha Vangjeli.