MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Përgjigja e Biden është një NATO e re, më e fuqishme!

01.07.2022 - 09:00

Çfarëdo tjetër që të ndodhë në mandatin e Presidentit Biden, dhe pa marrë parasysh se sa zgjat ai mandat, ngjarjet e kësaj jave në Evropë do të sigurojnë që presidenca e tij të jetë me pasoja.

Agresioni rus në Ukrainë përbënte një sfidë historike, morale dhe gjeopolitike. Biden u përgjigj me “ringjalljen” dhe rritjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, pikërisht institucionit, ekspansionizmi i supozuar i të cilit ishte pretekst për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

Samiti i sapopërfunduar i NATO-s në Madrid solli miratimin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe shtoi dislokimet e trupave amerikane në Evropë. Në vend që të tërhiqet apo të godasë, siç pa dyshim shpresonte dhe priste lideri rus, aleanca është ngritur në këmbë, me ndihmën e paprecedentë ushtarake për Ukrainën.

Dhe tani ajo është zgjeruar më tej gjeografikisht dhe është forcuar politikisht.

Nuk është aspak e qartë se paraardhësi i Biden, Donald Trump, do të ishte përgjigjur në këtë mënyrë.

Në terma afatshkurtër, fortifikimi i NATO-s nën vëzhgimin e Biden është një humbje strategjike për Putin dhe një fitore strategjike për Perëndimin.

Ndikimi afatgjatë është më i vështirë për t’u vlerësuar, pjesërisht sepse kjo do të varet shumë nga sjellja e vendeve anëtare të NATO-s gjatë viteve të ardhshme.

Megjithatë, shenjat janë inkurajuese: vendet anëtare të NATO-s po rrisin shpenzimet e mbrojtjes, me 10 tani mbi nivelin udhëzues, 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, dhe me kombin vendimtar të Gjermanisë të angazhuar për arritjen e këtij objektivi pas viteve të mbrojtjes së lënë pas dore.

publik duket se do të mbështesë shpenzime më të mëdha ushtarake. Një sondazh i fundit i Qendrës Kërkimore Pew për opinionin publik në 11 vende anëtare të NATO-s gjeti një nivel mesatar të mbështetjes për aleancën në 65 përqind, me miratim në rritje në shtatë nga 11.

U.S. President Joe Biden, right, speaks with Turkey’s President Recep Tayyip Erdogan during a plenary session at a NATO summit in Brussels, Monday, June 14, 2021. U.S. President Joe Biden is taking part in his first NATO summit, where the 30-nation alliance hopes to reaffirm its unity and discuss increasingly tense relations with China and Russia, as the organization pulls its troops out after 18 years in Afghanistan. (AP Photo/Olivier Matthys, Pool)

Ideja se NATO-ja ka një armik të përbashkët – ka ardhur duke u galvanizuar. Rreziqet për aleancën janë ende. Njëri është ndryshimi autoritar dhe nacionalist i Turqisë nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Erdogan përfundimisht hoqi kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës. Njoftimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për planet për një forcë të reagimit të shpejtë prej 300,000 trupash, befasoi disa anëtarë të aleancës.

Dokumenti i përditësuar i “konceptit strategjik” të NATO-s e cilësoi Kinën si një burim shqetësimi për herë të parë dhe premtoi të merret me”sfidat sistemike” që ajo paraqet; por kishte pak pika specifike.

Shqetësimi më i madh për NATO-n është rezultati përfundimtar i luftës në Ukrainë.

Përvoja e deritanishme tregon se planet e Rusisë mund të paktën të pengohen, duke pasur parasysh vendosmërinë e aleatëve nën udhëheqjen e SHBA.

Biden duhet të veprojë sipas këtij mësimi për sa kohë që ai është president – dhe pasardhësit e tij duhet gjithashtu.

Burimi: The Washington Post
Përktheu dhe përshtati: Konica.al

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s