MENU
klinika

Aksi Mynih-Paris-Madrid

Përse asnjë klub nuk e do Cristiano Ronaldon?

30.07.2022 - 14:31

Është e vështirë të gjesh arsye për të kuptuar pse klubet e mëdha në Evropë nuk kanë vend në skuadrat e tyre për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Manchester United dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ka ngarkuar Jorge Mendes t’i gjejë atij një “strehë” të re për ta bërë këtë.

Mynihu, Parisi apo Madridi kanë qenë disa nga kryeqytetet europiane ku emri i yllit portugez ka tingëlluar fort, por duket se askush nuk e do Cristianon. Duket se askush nuk e do sulmuesin që ka shënuar 815 gola si profesionist dhe që mesatarisht ka një shifër prej 0.73 golash për lojë në 20 vitet e fundit.

Bayern Munich – Skuadra gjermane ishte një nga të parët që ekspozoi publikisht se Cristiano nuk ishte pjesë e planeve të saj. Sipas fjalëve të shefit ekzekutiv, Oliver Kahn, bavarezët saktësuan: “Ne arritëm në përfundimin se, me gjithë vlerësimin që të gjithë kemi për të, Ronaldo nuk do të përshtatej me filozofinë tonë të lojës në situatën aktuale”.

PSG – Në Paris kanë parë që bashkimi i një kasti yjesh botërorë nuk funksionon, ndaj vendosën të ndryshojnë kursin e planifikimit të skuadrës.

Tashmë pa Pochettino dhe Leonardo në klub, Nasser Al-Khelaïfi theksoi gjatë konferencës për shtyp, ku prezantoi trajnerin e ri, Christopher Galtier, se skuadra po kërkon një angazhim më të kolauduar sportiv dhe se Cristiano Ronaldo nuk i përshtatet idesë së re.

Chelsea – Një tjetër nga opsionet që ka trajtuar ambienti i Cristiano Ronaldos ishte ndryshimi i të kuqes së Manchesterit me blutë e Londrës. Opsioni për të luajtur me kampionin e parafundit të Evropës e joshte Cristianon, por disa media theksojnë se sulmuesi portugez nuk i pëlqen Tuchelit. Për rrjedhojë, ai nuk kishte vend as te Chelsea.

As Real, as Atletico – Për sa i përket rikthimit në kryeqytetin e Spanjës, janë dy skenarë të paraqitur për portugezin: Real Madridi dhe Atlético Madridi. Nga ajo që ishte shtëpia e tij, rikthimi i mundshëm i golashënuesit më të mirë në histori nuk u mendua në asnjë moment.

Edhe tek Atlético Madrid kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur refuzimin e tyre për ardhjen e Cristianos. Shoqata e tifozëve të Atlético Madridit ka lëshuar një deklaratë në të cilën shpreh “refuzimin e saj absolut” mbi mundësinë e përfshirjes së Cristiano Ronaldos, pasi sulmuesi portugez “përfaqëson antitezën e vlerave që përbëjnë shenjat dalluese të Atletico”.

Përveç kësaj, presidenti Enrique Cerezo e shpalli merkaton e kësaj vere të mbyllur në ceremoninë e prezantimit të Nahuel Molina. Cristiano ka mbetur jashtë listës së Erik ten Hag për miqësoren që skuadra e kuqe do të luajë kundër Atlético Madrid në “Ullevaal Stadion”, Oslo.

Gjëja më shqetësuese është se, vetëm pak orë më vonë, Cristiano njoftoi në Instagram se do të jetë i disponueshëm të dielën për të luajtur një miqësore kundër Rayo Vallecano, në orën 17:00, në “Old Trafford”. Në prag të fillimit të muajit gusht, Cristiano Ronaldo është ende në kërkim të një largimi të mundshëm nga skuadra që e pa atë të bëhet yll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klubet pritet të dalin kundër

Franca kursen energji, Ligue 1 jo në mbrëmje