MENU
klinika

Manovra të rrezikshme në zonat me pushues

Policia aksion në bregdetin e jugut!

29.07.2022 - 10:19

Gjatë gjithë muajt korrik janë zhvilluar kontrolle me qëllim sigurinë e pushuesve në bregdetin e jugut. Si rezultat, janë gjobitur me nga 10 mijë lekë 25 drejtues të mjeteve lundruse, të cilët duke kryer manovra të rrezikshme dhe në zonat e ndaluar kanë vënë në rrezik sigurinë e pushuesve të bregdetit të s, ku madje janë bllokuar dhe 3 mjete lundrusese, kryesisht të llojit “Jet Ski”.

Po ashtu, janë bllokuar edhe 2 mjete të tjera lundruese “Jet ski” dhe janë gjobitur pronarët e tyre, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e Ksamilit.2 pronarët e “Jet-ski-ve” u gjobitën me nga 10.000 lekë secili, konkretisht pronari me iniciale E. H., nga Saranda dhe pronari tjetër me iniciale K. K. nga Tirana.

Policia Kufitare njofton se do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë