MENU
klinika

Wimbledon

Pretendentët avancojnë në raundin e katërt

02.07.2022 - 12:30

Novak Djokovic avancon në raundin e katërt të grand slam të Mimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër. Tenisti serb fitoi 3-0 ndaj patriotit të tij M.Kecmanovic.

Në raundin e katërt shkon edhe spanjolli Carlos Alcaraz, që mundi po 3-0 gjermanin O.Otte. Më tej avancon edhe italiani Jannick Sinner, numri 10 në botë, që mundi 3-0 amerikanin John Isner, ndërsa belgu David Goffin eliminoi franezin U.Humbert. Një biletë për më tej sigurojnë edhe amerikanët T.Paul, J.Sock e F.Tiafoe.

Te femrat, spikat fitorja e tunizianes Ons Jabeur, numri 3 në botë, që mundi 2-0 francezen D.Parry. eliminohet ish-numri 1 në botë, tenistja gjermane Angelique Kerber, që u mund 2-0 nga belgia Elise Mertens. Eliminohet edhe numri 5 në botë, tenistja greke Maria Sakkari, që u mund 2-0 nga gjermania T.Maria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN