MENU
klinika

"Po vjen era Mozz"

Prisni pak, çfarë po kurdisin Mozzik dhe Era Istrefi?

30.07.2022 - 11:41

Dy këngëtarët më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefi u përfolën për pjesëmarrjen e disa javëve më parë bashkë në një club të Prishtinës.

Dyshja u vunë re në koncertin e DaBaby nga fansat pas publikimit të disa fotove të tyre.

Po si duket pjesëmarrja e tyre nuk ka qenë e rastësishme.

Dyshja do vijë me një bashkëpunim dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë ata pasi kanë publikuar një foto në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk ka asnjë detaj në lidhje me këngën dyshja ka pyetur fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke na treguar se bashkëpunimi mes tyre po vjen.