03.07.2022 - 14:43
Merr jetë vendimi i 20 qershorit mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Bëhet fjalë për heqjen e pikës kufitare të Morinës për sezonin turistik, për t’u krijuar lehtësi turistëve që vijnë nga Kosova dhe anasjelltas.
Teksa ka ndarë videon në rrjetet sociale, Rama tregon dhe njëherë se si ishte më përpara dhe sa komoditet dhe liri në lëvizje kanë sot turistët.
Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë