MENU
klinika

"Do jetë frymëmarrje për Shqipërinë"

Rama: Presim finalizimin e testeve për naftën dhe gazin në Shpirag!

01.07.2022 - 12:11

Kryeministri Edi Rama tha se po presin testet për sasinë e gazit dhe naftës në zonën e Shpiragut, do të jetë frymëmarrje për Shqipërinë.

“Mbrëmë firmosëm një marrëveshje me ENAGAS-in e Spanjës dhe presim finalizimin e testeve për sasinë e gazit dhe naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut që nëse të gjitha do të shkojnë deri në fund, do të jetë një frymëmarrje, një bekim dhe dalja në një nivel tjetër e Shqipërisë”, tha Rama.