MENU
klinika

Nuk e lë bashkëshorti të shkojë në koncerte?

Rrëfehet Zaimina, zbulon nëse do të rikthehet në muzikë

21.07.2022 - 11:58

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Goca dhe Gra”. Ajo foli për mëmësinë por edhe për karrierën e saj.

Zaimina tha se dëshiron të rikthehet në muzikë por për momentin është e fokusuar te fëmijët e saj dhe bashkëshorti. Jo vetëm kaq por ajo tha se bashkëshorti i saj është sa liberal por edhe tradicional.

Më tej, Zaimina tha se do t’i rikthehej muzikës vetëm për pasion.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, tha Zaimina në program.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas lajmit të emërimit të saj si specialiste në Ujësjellësin e Durrësit

Zaimina Vasjari “thyen heshtjen” në rrjete sociale!


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure