MENU
klinika

Deputeti i PD: Ndihem i dërmuar!

Rrëzimi i tendës së kalçetos/ Kush ishte i riu që ndërroi jetë?

05.07.2022 - 10:06

Mbrëmjen e djeshme stuhia e fortë e erës në qytetin e Sarandës ka shënuar një humbje jete.

Policia bëri të ditur se si pasojë e erërave të forta, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushës sipër Armando Kazmas, i cili ka humbur jetën në spital.

22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka bërë edhe një dedikim prekës në faqen e tij në Facebook.

Statusi i Baçit

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!
Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!
Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!
Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!
Nga te gjithe ne Armandua jone!
Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!
Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!
Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!
Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!
Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë