MENU
klinika

Mes tyre Shqipëria

Rusia fut Greqinë në listën e vendeve armike

22.07.2022 - 14:12

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë shtuar në listën e shteteve jomiqësore ndaj Rusisë, njoftuan pak orë më parë autoritetet ruse sipas agjencisë TASS, raporton abcnews.al.

“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë,” thuhej në deklaratë.

Dokumenti parashikon kufizimin e mundësisë (deri në ndalimin e plotë) për vendet e tilla për të punësuar punonjës rusë për ambasadat e tyre, konsullatat dhe zyrat përfaqësuese të agjencive qeveritare.

“Lista e miratuar nga qeveria, përveç emrave të vendeve, specifikon numrin e individëve në Rusi, me të cilët misionet diplomatike të vendeve jomiqësore dhe zyrat e tyre konsullore mund të lidhin kontrata pune. Kështu, sipas dekretit të ri, Greqia ka një limit prej 34 personash, Danimarka – 20, Sllovakia – 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk mund të punësojnë punonjës për misionet e tyre diplomatike dhe institucionet konsullore“, tha kabineti i ministrave.

Më herët, në maj 2021, u vendosën kufizime ndaj misioneve diplomatike amerikane dhe çeke. Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe mund të zgjatet sipas autoriteve ruse.

Më herët, Rusia kishte futur edhe Shqipërinë në listën e vendeve jomiqësore.