MENU
klinika

Rihap gazsjellësin “Rrjedha Veriore 1”

Rusia kthehen furnizimet në Evropë përmes Gjermanisë

21.07.2022 - 10:36

Rusia më 21 korrik riktheu furnizimet kritike të gazit në Evropë përmes Gjermanisë, duke rihapur gazsjellësin Rrjedha Veriore 1, dhjetë ditë pasi ky gazsjellës u mbyll për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes.

Por, dërgesat e gazit pritet që të jenë në sasi më të vogël sesa kapaciteti i këtij gazsjellësi.

Pas rritjes së tensioneve për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, zyrtarët gjermanë kishin shprehur frikën se gazsjellësi Rrjedha Veriore 1, që ishte i mbyllur që nga 11 korriku për mirëmbajtje të rregullt vjetore, mund të mos rihapej fare.

Operatori i gazsjellësit, AG, tha se në mëngjesin e 21 korrikut rinisën dërgesat e gazit, por sasia e furnizimeve do të marrë kohë që të rritet.

Kreu i rregullatorit të rrjetit të Gjermanisë, Klaus Mueller, tha se kompania shtetërore ruse, Gazprom, ka njoftuar se dërgesat më 21 korrik do të jenë rreth 30 për qind të kapacitetit të gazsjellësit.

Rrjedha Veriore 1 është burimi kryesor i gazit rus për Gjermaninë dhe përbën rreth një të tretën e furnizimeve me gaz të ekonomisë më të madhe në Evropë./REL/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pse të gabuarit është diçka e mirë për ju!

Edhe gafat më të mëdha mund të sjellin përfitime

Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!