MENU
klinika

“Planit të Macron do t’i bashkëngjisim planin shqiptaro-holandez”

Rutte shpjegon si do vijojë procesi i anëtarësimit në BE

04.07.2022 - 21:44

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë për mediat me homologun e tij holandez Mark Rutte, ku janë pyetur për Ballkanin e Hapur dhe bllokimin prej vetos bullgares të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

I pyetur se pse i ka dhënë mbështetje procesit të “Ballkanit të Hapur”, kur kjo nuk është linja zyrtare e BE-së, kryeministri i Holandës tha se kjo nismë bashkëpunimi do të ndihmojë rajonin për të ecur më shpejt drejt BE-së.

Ai foli edhe për propozimin francez për krijimin e një Komuniteti të Ri Politik brenda unionit, duke sqaruar se kjo nuk ndal procesin e integrimit, por është një nismë që shkon krah tij dhe Holanda e mbështet.

“Është e vërtetë se morëm ca kohë për t’iu afruar idesë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësoheshin në BE. Por nga 2019 dhe 2020 ramë dakord se ky është hapi logjik dhe jemi shumë të lumtur. Ajo që përmenda tashmë Komuniteti i ri Politik europian është një proces i rëndësishëm, pasi jemi të gjithë që bëhemi bashkë në mënyrë që të kemi takimin e parë të të gjitha vendeve të Europës për t’u ulur së bashku dhe për të diskutuar tema madhore të përbashkëta, por jo siç bëmë në Samitin për Ballkanin Perëndimor pasi ishte depresive. Kjo s’është alternativë e bisedimeve për anëtarësim por një gjë që qëndron krah saj. Për Ballkanin e Hapur, se Edi Rama është një nga udhëheqësit më jetëgjatë në rajon dhe e kupton brishtësinë e rajonit, por fakti që ka ecur përpara kjo nismë nën udhëheqjen e tij është për t’u vlerësuar. Unë do vlerësoj çdo lloj platforme ku diskutohet interesi i përbashkët dhe kjo në vetvete do të  ndihmoj në mënyrë të jashtëzakonshme kur çelen kapitujt e negociatave dhe përshpejton procesin e integrimit dhe i bën tensionet të jenë të përballueshme. Dhe jo se e kam në krah por drejtuesi kryesor në rajon është ky burri që ka ditëlindjen këtu dhe jo se dua t’i bëj qejfin”, tha Rutte.

 

 

Madje ai zbuloi një plan të ri shqiptaro-holandez për të vazhduar përpara me planin e ri të propozuar nga Emanuel Markon në Samitin e BE-së.

“Ideja jonë për sot është të kemi një nismë shqiptaro-holandez që të jetë në takimin e parë hapës. Ende nuk e kemi diskutuar por më pëlqen shumë të kemi një nismë shqiptaro-holandeze për të nisur procesin se deri tani ka qenë një nismë franceze dhe është diskutuar gjatë në Këshillin e Europës. Por këtë do ta diskutojmë sot në darkë dhe shpresoj të vazhojmë me të”, theksoi kryeministri holandez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Negociatat, Meta flet për TV shtetëror të Estonisë

“Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë”