MENU
klinika

Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve

Sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi nga dita e sotme

15.07.2022 - 15:55

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë.

Kështu nga ora 18:00 e pasdites së sotme nafta do të shitet me 238 lekë/litri, benzina me 218 lekë/litri ndërsa gazi me 81 lekë/litër.

Bordi i bën apel operatorëve të shitjes së karburanteve të zbatojë këtë vendim pasi në rast shkelje mund të përballen me masën e pezullimit të aktivitetit.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa lekë do të kushtojë një litër

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve


Rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen

Pesë frontet e konfliktit Iran-Izrael

“E kanë mendjen tek çantat, vathët e shtrenjtë dhe takat e larta"

Ilir Meta: Gratë në PL do të shpërthejnë!

“I bëra ministre dhe nuk duan t’ia dinë”

Meta: Gabim i madh, askush s’merr më poste se është miku im

Organizuan protestën para Bashkisë së Tiranës

Procedohen penalisht Tedi Blushi dhe Klevis Balliu