MENU
klinika

Në “El Clasico”

“Shakira, Shakira”, tifozët amerikanë tërbojnë Pique

24.07.2022 - 13:51

Si rrallëherë në historinë e futbollit fansat e Real Madrid dhe Barcelonës (ata që jetojnë në Amerikë) janë bërë bashkë, jo për ndonjë kauzë a solidarizim siç ndodh zakonisht, por për të vërshëllyer dhe bërtitur kundër Gerard Pique. Le të themi që janë solidarizuar me Shakirën dhe gratë e tradhtuara.

Mbrojtësi i Barcelonës u vërshëlleu në “El Clasico”-n e ditës së sotme që u luajt në Las Vegas si pjesë e miqësorëve të këtij parasezoni. Spanjolli mori brohoritjet “Shakira, Shakira” sa herë që prekte topin nga të dyja tifozqritë. Barcelona mposhti ‘galatikët’ 1-0 në një ndeshje ku tifozët kishin një emërus të përbashkët: Shakirën.

Pique u fut në fushën e blertë në pjesën e dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, turma nisi të bërtasë. Shumë brohoritën emrin e Shakirës, teksa futbollistit nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’i injoronte dhe të përqëndrohej në lojë. Rafinha shënoi golin e vetëm të ndeshjes, por Pique ishte kryefjala për dramën e tij me Shakirën.

Ka raportime se Pique mund të transferohet në Florida të Jugut për të luajtur për skuadrën e David Beckham në mënyrë që të jetë pranë fëmijëve të tij.

Aktualisht vetëm një thashethem në mediat spanjolle, ky transferim i mundshëm tingëllon si diçka që shumë shpejt mund të bëhet realitet për lojtarin që fitoi dy kampionate evropiane UEFA dhe Kupën e Botës 2010 me Spanjën në Afrikën e Jugut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN