MENU
klinika

"Puna fillon këtu!"

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar”, reagon DiCaprio

08.07.2022 - 09:38

Leonardo DiCaprio, përveçse është një nga aktorët më të mirë në botë, vitet e fundit është shndërruar gjithmonë e më shumë në një “avokat” të natyrës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë. Ai shfrytëzon jo vetëm rrjetet e tij sociale si platforma për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës, por edhe daljet publike apo fjalimet në eventet e rëndësishme.

Postimin e fundit në Instagram, DiCaprio ia ka kushtuar sërish Shqipërisë, më saktësisht lumit Vjosa. Kjo nuk është hera e parë që ai shkruan për dhjetëra milionë ndjekësit e tij në lidhje me atë që e quan “një lumenjtë e fundit të egër në Evropë”, pasi më parë ai iu bashkua nismës që kërkonte mos ndërtimin e HEC-eve mbi këtë lum.

Gjithsesi këtë herë Leo jep një lajm të mirë. Ai shkruan se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.”

Më herët gjatë muajit të kaluar qeveria shqiptare bëri me dije se Vjosa do të shpallet Park Kombëtar. Në një aktivitet të posaçëm, u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane Patagonia për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?