MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon marrja e ilaçeve tek organizmi në ditët e nxehta?

01.07.2022 - 11:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Si ndikon marrja e ilaçeve tek organizmi në ditët me temperatura të larta?

Mjeku: Shumë ilaçe rrisin rrezikun për sëmundjet e lidhura me të nxehtin. Duke qenë nën mjekim, stina e nxehtë bëhet shpeshherë arsye për të rishikuar dozën e preparateve me të cilën këta pacientë mjekohen për shkak të dehidrimit dhe humbjes së theksuar të lëngjeve. Prandaj, nëse merrni ilaçe vazhdimisht, konsultohuni me mjekun nëse duhet të ndryshoni dozën e ilaçeve apo duhet të ndërmerrni ndonjë masë gjatë kësaj kohe.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.