MENU
klinika

Dy personat që ranë në pus u nxorën të gjallë

Si ndodhi tragjedia në Mallakastër

10.07.2022 - 13:49

Është kthyer në një tragjedi puna për pastrimin e pusit në fshatin Lofkënd të Mallakastrës mesditën e sotme.

Dy persona kanë rënë brenda në pus teksa po e pastronin atë. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të dy ata janë nxjerrë me shenja jete. Por Besnik Veliaj 38-vjeç ka ndërruar jetë në spital.

Nga ana tjetër policia bën me dije se personi tjetër që është nxjerrë nga pusi Bledar Bregu, bashkë me zjarrfikësin që ka marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërron jetë në spital njëri prej tyre

Dy persona në Mallakastër ranë në pus


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë