MENU
klinika

Mësojeni tani!

Si të dallojmë simptomat e bajameve dhe Covid-it?

02.07.2022 - 10:00

Angina qoftë bakteriale apo virale, manifestohet me dhimbje të forta në fyt, veçanërisht gjatë gëlltitjes, temperaturë dhe lodhje.

Këto janë simptoma që mund të gjenden edhe gjatë një Covid-19.

Fyti mbetet më pak i dhimbshëm në rast të Covid- 19 krahasuar me rastin e anginës.

Temperatura mund të jetë e të njëjtit intensitet gjatë anginës (38° deri në 40°C) si dhe gjatë një Covid-19.

Per ta ditur, një anginë bakteriale çon në një temperaturë më të lartë se një anginë virale.

Angina si Covid janë infeksione ngjitëse.

Për të kufizuar rrezikun e transmetimit, duhet të respektohen një numër i caktuar gjestesh penguese:

lani duart rregullisht (pas fryrjes së hundës, pas teshtitjes, para përgatitjes së një vakti ose ngrënies, pas shkuarjes në tualet, pas transportit, sapo të keni shkoni në shtëpi, etj.), përdorni xhel hidroalkoolikë nëse nuk ke uje dhe sapun,

përdorni pecetë letre një përdorimshe dhe hidhini në një kosh plehrash,

kollituni ose teshtini në një shami ose mbuloni gojën dhe hundën,

mbani një maskë mbrojtëse.

shmangni afrimin me persona të brishtë (bebe, të sëmurë apo të moshuar etj.),

ajrosni shtëpinë tuaj të paktën një herë në ditë.

Cilat janë ndryshimet midis anginës dhe Covid-it?

Një agjent infektiv i ndryshëm: angina dhe Covid-19 janë dy sëmundje me origjinë infektive, të cilat megjithatë nuk kanë të njëjtin agjent infektiv.

?Angina bakteriale shkaktohet nga një bakter, më shpesh një streptokok i grupit A. Një test i shpejtë diagnostikues që duhet bërë nga mjeku në raste të caktuara bën të mundur vetëm dallimin e anginës bakteriale nga angina virale.

?Angina virale shkaktohet nga një virus, më së shpeshti një rhinovirus, i cili mund të transmetohet përmes ajrit (teshtitjes ose kollitjes), kontaktit fizik ose kontaktit me një sipërfaqe të kontaminuar.

Angina virale mund të jetë gjithashtu pasojë e mononukleozës.

Covid-19 shkaktohet nga një virus i quajtur SARS-CoV-2, i cili i përket familjes së madhe të koronavirusëve.

Një periudhë e ndryshme inkubacioni: periudha e inkubacionit për anginë është 48 deri në 72 orë ndërsa periudha e inkubacionit për Covid-19 është me e gjate, pergjithesisht 5 deri në 8 ditë.

Një sezonalitet i ndryshëm: angina qarkullon më shumë midis fundit të vjeshtës dhe fillimit të pranverës. “Ka më pak rrezik për të pasur anginë në verë, për shembull”.

Nga ana tjetër, sipas studimeve të kryera mbi sezonalitetin e Covid-19 të renditur në një përmbledhje nga Public Health France, “efekti i temperaturës në transmetimin e koronavirusit matet si modest apo edhe zero”. Me fjalë të tjera, Covid-19 do të qarkullonte si në verë ashtu edhe në dimër. “Efekti afatgjatë i sezonalitetit do të varet në thelb nga niveli i imunitetit të dhënë nga infeksioni me SARS-CoV-2 ose nga imuniteti i kryqëzuar me koronaviruse të tjerë”.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”