MENU
klinika

Për të vetëpunësuarit

Si të plotësoni online kërkesën për shpërblim lindje

23.07.2022 - 12:55

Nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-albania”, të vetëpunësuarit mund të plotësojnë online kërkesën për përfitimin e shpërblimit të lindjes. Me kalimin e të gjitha shërbimeve të skemës së sigurimeve shoqërore online, edhe për këtë lloj shpërblimi janë thjeshtuar një sërë procedurash sa i takon plotësimit të dosjes së dokumenteve që çdo aplikues duhet të dorëzojë. Kjo pasi një pjesë e mirë e tyre do të ngarkohen në sistem nga nëpunësit e administratës.

“Ky është një shërbim elektronik që u mundëson individëve të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania për shpërblim lindje nëse ata janë të vetëpunësuar. Në rast të dhëniës së raportit mjekësor me nënshkrim elektronik nga mjeku nuk është e nevojshme dërgimi me postë, por vetëm ngarkohet në portalin e-albania gjatë plotësimit të formularit të aplikimit online”, sqarojnë autoritetet e sigurimeve shoqërore.

Ndërkohë sa u takon dokumenteve që duhen për të bërë aplikimin online, autoritetet bëjnë me dije se nga nëpunësit e administratës do të sigurohen këto dokumente: Vërtetim i derdhjes së kontributit si i/e vetëpunësuar në qytet, certifikatë martese, certifikatë familjare, si dhe certifikatë lindje/shpërblimi. Mbledhja e këtij dokumentacioni shoqërues, që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës. Ndërsa dokumenti që duhet të ngarkohet online gjatë plotësimit të formularit nga aplikanti është Raporti mjekësor për barrëlindje, si dhe ndonjë dokument tjetër që do të gjykohet e nevojshme nga autoritetet e sigurimeve shoqërore.

Për të bërë plotësimin e kërkesës, fillimisht duhet që të hyni në portalin qeveritar “e-albania” nëpërmjet adresës www.e-albania.al, ku duhet të bëni identifikimin si qytetar. Duhet të vijoni aplikimin duke zgjedhur shërbimin e listuar, si: “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e vetëpunësuar” dhe të klikoni në butonin që shkruan “Përdor”. Pas kësaj procedure do të hapet edhe formulari elektronik, në të cilin do të duhet që të plotësoni me shumë kujdes të dhënat e nevojshme të kërkuara. Gjatë plotësimit të formularit duhet të ngarkoni edhe dokumentet e kërkuara. Më pas, duhet që të klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.

Punonjësi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të elektronikisht do të vihet në dijeni për mbërritjen e dosjes se re të aplikimit për shpërblimin e lindjes nga i vetëpunësuri aplikant. Do të jetë punonjësi po punonjësi i sigurimeve shoqërore që do të kontrollojë me kujdes dhe do të verifikojë saktësinë e dokumenteve dhe do të njoftojë me anë të emailit aplikuesin nëse kërkesa e tij është pranuar ose jo.

Në rastet kur do të konstatohet se ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit, duke nisur kështu edhe një herë procesin e aplikimit.

Sikundër ndodh me të gjitha shërbimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore pasi të keni bërë aplikimin online, duhet të tregoni kujdes që dosjen e dokumenteve shoqëruese ta dërgoni pranë strukturave përgjegjëse edhe me anë të postës. Dosja duhet të ketë detyrimisht numrin tuaj të aplikimit të bërë online. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim nga autoritetet e sigurimeve shoqërore. “Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit online duhet të dërgohen me postë pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore ku ju keni bërë aplikimin. Ju duhet të mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj”, bëjnë me dije ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Procedura për plotësimin e kërkesës online:

Identifikohuni si aplikant në portalin e-Albania në adresën e-albania.al.
Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e vetëpunësuar”.
Klikoni butonin” Përdor”.
Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular.
Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.
Punonjësi i ISSH-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re.
Punonjësi i ISSH-së verifikon saktësinë e dokumenteve dhe kthen përgjigje me e-mail për rezultatin e aplikimit.
Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i ISSH-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Kur duhet të dyshoni për hipertension?

Hipertensioni është një term që përdoret për të përshkruar presionin e lartë të gjakut në arteriet tona. Leximet për presionin e gjakut jepen zakonisht si dy numra, përshembull 120/80 mmHg (mm shtyllë zhive, merkuri). Këto janë dhe shifrat e një presioni arterial ideal. Vlerat e presionit arterial mund te ndryshojnë edhe sipas moshës. Ato pësojnë një rritje fiziologjike deri në moshën 20 vjeç. Te disa njerëz këto vlera mbeten të pandryshuara gjatë gjithë jetës, ndërsa te disa të tjerë, presioni arterial vazhdon të rritet me rritjen e moshës. Hipertensioni arterial diagnostikohet atëherë kur vlerat e tensionit janë të barabarta, ose më të larta se 160/95 mmHg. Megjithatë, shumë studiues këto vlera i gjejnë shumë të larta për të ndarë gjendjen e shëndoshë nga sëmundja e shfaqur. Është vënë re se te njerëzit me vlera të presionit arterial ndërmjet 140/90 mmHg dhe 160/95 mmHg, rreziku për të pësuar sëmundje kardiovaskulare dyfishohet, prandaj vlerat maksimale të presionit arterial normal tek i rrituri janë deri në 140/90 mmHg. Presioni arterial pëson ndryshime të theksuara edhe te njerëzit e shëndetshëm. Veprimtaria fizike, ankthi, emocionet mund ta rrisin deri në 220 mmHg, por në këtë rast ai normalizohet shpejt me largimin e shkakut.

Faktorë të tillë si stresi, ankthi, mënyra e ushqyerjes (me përmbajtje të lartë kafeine ose kripe), pirja e duhanit apo edhe sforcot fizike mund të shkaktojnë rritje të presionit. Po ashtu edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme mund të shkaktojnë rritje të presionit arterial.

Presioni i gjakut matet nga një aparat i posaçëm, i cili në formën e tij klasike ndërtohet nga një manshetë, nga një pompë, tubat e gomës, si edhe nga një matës ajri nën presion. Njësia e matjes është quajtur milimetra të shtyllës së zhivës (mm Hg). Mansheta vendoset përreth krahut mbi nivelin e bërrylit, ajo rrotullohet rreth krahut në trashësinë e tij pa e shtrënguar me tepri. Krahu mbahet në anën e trupit në nivelin e zemrës, në të njëjtën kohë mbi arterien në nivel të bërrylit vendoset stetoskopi. Ndërkohë, nëpërmjet pompës ushtrohet presion deri sa goditja e arteries në vesh të mos dëgjohet më. Pastaj fillojmë e lirojmë presionin dhe goditja e parë që dëgjohet në vesh quhet presion sistolik (numri i lartë) dhe goditja e fundit quhet presion diastolik (numri në fund). Sot, ka aparate të ndryshëm, të cilët eliminojnë përdorimin e stetoskopit gjatë matjes së tensionit arterial. Këto aparate paraqesin në mënyrë elektronike shifrat e presionit të gjakut. Edhe pse matja nëpërmjet aparatit klasik (me stetoskopin në vesh) konsiderohet si më e saktë, jo për të gjithë njerëzit është lehtësisht i përdorshëm.

Për të marrë një vlerë sa më të saktë të tensionit arterial duhet të bëjmë dy deri në tre matje në të njëjtën kohë. Edhe pse përcaktuam si presion normal atë që ndodhet nën shifrat 120 me 80, presioni i gjakut mund të ndryshojë nga personi në person, por edhe tek i njëjti person gjatë gjithë ditës në varësi të situatës.