MENU
klinika

Lidhjet me Brilant Martinajn

Si u ekzekutua me 100 plumba… 28-vjeçari në Milot

24.07.2022 - 12:08

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur të premten në Milot, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi shtetasi 28-vjeçar Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi.

News 24 bën me dije se ky i fundit të ishte të kishte të njohur Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku ndërruan jetë dhe Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Mësohet se gjatë natës së djeshme janë shoqëruar 12 persona të cilët mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në 8 ambiente, me qëllim grumbullimin e provave, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje 108 gëzhoja, që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.

Gjithashtu po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizjet e atentatorëve dhe për të hedhur dritë mbi indicie që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Numri i lartë i gëzhojave të gjetur në të dyja ngjarjet, si në masakrën e Fushë-Krujës ashtu edhe në atentatit të Milotit është tregues i së njëjtës taktikë dhe tregues i ngjashmërisë mes dy ngjarjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia bën sehir, goditje precize dhe çorientuese

Atentati në Milot/ Strategjia që përdorën autorët

‘Shënjestra’ po lëvizte me makinën e blinduar të Vis Martinajt

Si u vra Klisman Preçi në Milot?

Prej ditësh monitoronin lëvizjet e Brilant Martinajt

Vrasjet në Fushë-Krujë/ Autorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!