MENU
klinika

Schumacher merr pikët e para

Spektakolare dhe historike, triumfon Sainz

03.07.2022 - 18:31

Gara e Silverstone në Formula 1 ishte spektakolare ditën e sotme, ku pas aksidentit të frikshëm në start, ka vijuar me parakalime, sidomos në fundin e saj, pas hyrjes në së makinës së sigurisë.

Në fund triumfon Carlos Sainz me Ferrarin, që parakalon Leclerc dhe merr 26 pikë në këtë garë, pasi vendosi edhe xhiron më të shpejtë. Kjo ishte fitorja e parë në Formula 1 për pilotin spanjoll.

Në vendin e dytë u rendit Sergio Perez me Red Bull, i cili u tregua mjeshtër në fund, duke parakaluar Hamilton dhe Leclerc. Në vendin e tretë Hamilton dhe Leclerc mbetet jashtë podiumit, por që dhuroi spektakël dy herë, pasi edhe pse parakalohej, merrte prapë vendin e tij.

Historike edhe për Mick Schumacher, që merr vendin e tetë, duke marrë 2 pikët e para në Formula 1. Djali i legjendës për pa sa nuk kaloi në fund Verstappen, i cili pati probleme gjatë gjithë garës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN