MENU
klinika

I riu humbi jetën në atentatin në Fushë-Krujë

Stresi tregon bisedën e fundit me Brilant Martinaj

18.07.2022 - 09:49

I riu Brilant Martinaj ishte një nga personat që humbi jetën sot pas një atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës. Në atentat mbetën të vdekur edhe dy personat e tjerë të quajtur Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Brilanti ishte kushëriri i Ervis Martinajt dhe akuzohej për vrasjen e policit Xhulio Prela.

Prela u vra në dhjetor në superstradën Lezhë-Laç dhe Brilant Martinaj akuzohej si autor.

Së fundmi, reperi i njohur Stresi ka reaguar pas ngjarjes. Brilanti ishte mik i ngushtë i Stresit, ku ky i fundit ka publikuar bisedën e fundit mes tyre. Madje, reperi e cilëson Brilantin si ‘vëlla’.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi.

Sa i takon atentatit, në vendngjarje nuk kishte kamera sigurie.

Krahas Stresit, për vrasjen e të riut, reagoi edhe boksieri i famshëm Krist Prenga. Boksieri e cilëson Brilantin si ‘vëllain’ e tij si dhe thekson se ia ka bërë zemrën copë largimi i tij nga jeta. Jo vetëm kaq por Prenga ngushëllon të gjithë miqtë e tij.

“Na e bane zemrën copash Brilant. Copash o vëllai jonë. Ne ma t’mirën ditë e ma t’mirën moshe i shkon afër Zotit. Tu prehtë shpirti në paqe. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë”, shkruan boksieri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse autorët zgjodhën t'i ekzekutonin në një mbikalim

(E PLOTË) Si ndodhi masakra e Fushë-Krujës me 3 viktima


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure