Që Premier League do të ishte destinacioni i Thomas Strakoshës, kjo nuk kishte dyshime, por që do të jetë portieri i Brentford, kjo ka surprizuar të gjithë, pasi ky klub nuk ishte lakuar asnjëherë për të marrë shërbimet e gardianit kuqezi.
Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, njëkohësisht gazetari sportiv, Fabrizio Romano, thuhet se portieri i Kombëtares shqiptare ka rënë dakord me klubin e Brentfordit në Premier League, nga ku është duke kryer dhe vizitat mjekësore.
Në fillim u fol për një kalim të 27-vjeçarit te Fulham, më pas në skenë doli Chelsea dhe në fund si portier i dytë te Manchester United, por gardiani kuqezi ka zgjedhur të ardhmen e tij te një tjetër klub anglez.
Excl: Brentford FC are set to sign Thomas Strakosha on free transfer. It’s agreed and set to be completed with medical tests now ongoing, here we go. 🚨⚪️🔴 #BrentfordFC
Strakosha left Lazio as free agent and he’s now heading to Premier League, his biggest dream. pic.twitter.com/7rdevzmpJ5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
Thomas Strakosha do t’i bashkohet Brentford me parametra zero, teksa sezonin e kaluar me fanellën e Lazios u aktivizua gjithsej në Serie A në 23 ndeshje në total, me kontratën që përfundoi më 30 qershor.