MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Tirana e kërkonte, Ajeti firmos në Serie B

12.07.2022 - 18:04

Arlind Ajeti nuk do të bëhet pjesë e futbollit shqiptar, pavarësisht ofertave nga skuadra e Tiranës që kërkoi me ngulm lojtarin në merkaton e verës që ta kishte në dispozicion në Ligën e Kampioneve.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka vendosur që të vazhdojë karrierën në futbollin italian, ndonëse përsëri jo në elitën e futbollit të këtij vendi.

Ajeti është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës së Pordenones, e cila në edicionin e fundit ra nga Seria B dhe do të luajë kësisoj në Serinë C. Projekti i ri i klubit është me një emër të njohur në pankinë si Domeniko Di Karlo dhe blerjet janë bërë me objektivin e qartë që ekipi të kthehet shumë shpejt në Serinë B.

Klubi bëri të ditur se Ajeti ka firmosur për dy vitet e ardhshme me friulanët të cilët kanë bërë bujë disa vite më parë me ecurinë e tyre të jashtëzakonshme në Kupën e Italisë, duke u eliminuar vetëm në 16-she me penallti nga Interi pasi e kishte ndalur në barazim 0-0 në “San Siro” skuadrën zikaltër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi shqiptar mbetet në Premier League?

Klubi anglez “eliminon” konkurrentët për Brojën