Francesco Totti dhe Ilary Blasi ndahen perfundimisht! Në orën 19:00 do të shpallin me një deklaratë të përbashkët vendimin për t’u ndarë në mënyrë konsensuale dhe në një qetësi të madhe.
Lajmi ishte në ajër prej muajsh, që kur Dagospia zbuloi tradhtinë e pretenduar të Tottit me Noemi Bocchi-n, duke konfirmuar thashethemet për një ndarje të afërt me gruan e tij.
Pasuan pak a shumë mohime bindëse, por në rrjetet sociale dhe në jetën private askush nuk i kishte parë Tottin dhe Ilary edhe një herë të bashkuar. Ata që për shumë vite kishin qenë bashke kudo, po jetonin të ndarë prej kohesh, si çifti Pique-Shakira.
Francesco Totti e Ilary Blasi, Dagospia: “Stasera annunceranno la separazione” https://t.co/xgAGkQsaVy
— informazione cultura (@infoitcultura) July 11, 2022
Kështu përfundon pas 17 vitesh martesë një nga historitë më të rëndësishme të dashurisë në Itali Prania e Bocchi-t, e takuar gjatë një turneu Padel dhe e parë në stadium pranë kapitenit historik roman, shkatërroi martesë. Ilary dhe Francesco kanë 3 fëmijë: Cristian, Chanel dhe Isabel.