Opinionisti, Arjan Konomi ka dhënë një shpjegim për të gjithë ata që e ndjekin në rrjetet sociale pasi u aludua se ai e kishte trilluar aksidentin e rëndë që pësoi në Jordani.
Gjatë një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Arjani thotë se është pyetur shumë nga ndjekësit e tij të cilët e pyesin se si ka mundësi që në videot e postuara ai shfaqet një herë me dorën e djathtë në allçi dhe herën tjetër me dorën e majtë. Si duket Arjanit i ka ardhur në majë të hundës dhe na ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta.
“Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ta shpjegojmë Arjan një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë. Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, kur më xhiron dikush mua del i transformuar krahu. Unë e kam formimin dhe pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj. Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”– thotë Arjani në video.
Kujtojmë se si pasojë e këtij aksidenti, Arjani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Jo vetëm kaq por ai tha se për pak desh e humbi krahun e tij.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar tani në Instagram është për këtë arsye”, tha Arjani në videon që publikoi në rrjetin social.