MENU
klinika

"Corriere d’Italia"

Turhan Pasha: Këtu gabon Greqia, me shqiptarët…

25.07.2022 - 13:37

         Nga: Aurenc Bebja

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës, për “Corriere d’Italia”, me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris, ndaj orekseve greke, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar.

Pretendimet shqiptare

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të “Corriere d’Italia”:

“Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët, popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (domethënë, shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit.”

 

*Fotografia kryesore: “Arvanitët”, realizuar në vitin 1903, në Greqi, nga fotografi zvicerian, Fred Boissonnas

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Romuzet sa njëmijë fjalë

Princ Dodë Pasha i Mirditës