MENU
klinika

Gjykata liron 6 të akuzuarit

U arrestuan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në 25 prill

02.07.2022 - 11:04

Votat e Ardian Zenelit ia kaluan Lefter Gështenjës, në pranga një nga komisionerët e shpallur në kërkim. Report Tv mëson se në pranga ka rënë Oltion Bajrami, teksa vijon të jetë në kërkim Eduart Zito.

Ndërkohë, 6 numëruesit të KZAZ-së të arrestuar pak ditë më parë, Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit ku njohën me masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’.

Ato janë arrestuar për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë ose koalicionit. Në këtë rast bëhet fjalë për ‘trafik vote’ brenda Partisë Demokratike. Në të dyja këto qendra votimi i janë hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli dhe i janë shtuar kandidatit demokrat Lefter Gështenja. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej, shumica dërrmuese prej të cilave i kanë kaluar Gështenjës, 61 vota. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.