MENU
klinika

Vendimi i bordit

Ulet çmimi i karburanteve, ministrja tregon shifrat

01.07.2022 - 11:29

Ashtu siç e zbuloi pak minuta më parë ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve.

Në vendimin e fundit, Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të ulet në 243 lekë/litri, i benzinës në 235 lekë/litri dhe i gazit në 81 lekë/litri.

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja sa do të shitet një litër naftë dhe benzinë

Bordi i transparencës vendos çmimet e reja