MENU
klinika

Komenti i tij lidhur me shprehjen virale

“Unë këtë e bëra kastile”/ Rrëfehet Klodi

05.07.2022 - 10:32

Instruktori i jogës, më i famshmi për momentin në Shqipëri, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Live from Tirana”. Klodian Murati u bë viral në rrjet me shprehjen e tij “unë këtë e bëra kastile”.

Por a e bëri ai vërtetë kastile, rënien e tij teksa po demonstronte një ushtrim?

Por ja komenti i tij lidhur me shprehjen virale që ai tha: “Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thash që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate. Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pash videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu”.

Gjatë intervistës, Klodi tha se joga për të do të thotë një transformim i tij si njeri.

“Nëse do pyesnit familjarët apo ata që më njohin në fëmijërinë time në Lushnje se kush është apo kush ka qenë Klodi thojnë ‘ububu tmerr’, duhet të isha një luan i egër gjithë kohës për të mbrojtur motrat e mia dhe kur e mendoj sot them çfarë budallallëku. Fytyra ime e egër në atë kohë la një njollë tek familjarët e mi. Njerëzve i ngeli kjo figura ime e asaj kohe dhe kur u ktheva në Shqipëri motrat kishin fshehur fundet në dollap. I pash me pantallona dhe iu thash ‘vishni ndonjë gjë të shkurtër’. Ato mendonin se po i provokoja. Sot e shikoj jetën në 360 gradë”, shtoi ai.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure