03.07.2022 - 14:44
Ushtria e karkalecëve pushton fshatrat e Fierit.
Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura bujqësore dhe foragjere janë pushtuar nga insekti i dëmshëm.
Fermerët e zonës pohojnë ankohen se pesë vitet e fundit tufat e karkalecave sa vijnë e shtohen dhe dëmet janë të mëdha madje deri në 50% të prodhimit.
Fermerët kanë vënë në dijeni edhe drejtorinë e bujqësisë dhe kane kërkuar dezinfektimin e sipërfaqeve të tokës që sulmojnë më shumë karkalecat.
Janë më shumë se 80 hektarë të infektuara deri më sot në disa fshatra në Myzeqe.