09.07.2022 - 12:34
Shënohet në Greqi rasti i parë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, virus i cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave, të cilat janë të infektuara nga zogjtë e infektuar.
Sipas ekspertëve, njerëzit e infektuar nuk arrijnë të infektojnë njëri tjetrin, ndërsa ka raste kur ata nuk shfaqin fare simptoma.
Shpërthimet e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor ndodhin në shumë vende të botës, si dhe në shumë vende evropiane, çdo vit. Nga viti 2010 e në vazhdim rastet shfaqen pothuajse çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës.