MENU
klinika

Shpresë për pacientët me kancer

Zbulohet ushqimi që lufton sëmundjen e rëndë!

02.07.2022 - 14:35

Siç dimë tashmë kanceri është rezultati përfundimtar i përhapjes së pakontrolluar të qelizave në pjesë të ndryshme të trupit.

Rritja e konsumit të frutave, perimeve dhe drithërave të plota mund të rrisë ndjeshëm mbrojtjen kundër kancerit. Disa perime kanë veti veçanërisht të fuqishme mjekësore për shkak të profilit të tyre të paimitueshëm ushqyes.

Përveç kësaj Cancer Research Uk ka zbuluar tashmë se dhe shafrani i Indisë promovohet si një trajtim alternativ i kancerit për shkak të përqendrimeve jashtëzakonisht të larta të antioksidantëve.

Ka disa prova që vërtetojnë se shafrani i Indisë mund të vrasë disa lloje të qelizave të kancerit. Studimet laboratorike kanë treguar se kurkumina, substancë kjo që gjendet te shafrani i Indisë, ka efekte antikancerogjene në qelizat e kancerit.

“Express” raporton se sipas hulumtimeve është vënë re se në vendet ku konsumohet shafrani i Indisë ka pasur shkallë më të ulët të sëmundjes.