MENU
klinika

Flakët në drejtim të Llogarasë!

Zjarri në malin e Çikës vijon prej 2 ditësh

12.07.2022 - 12:04

Vatra e zjarrit e rënë dy ditë më parë në malin e Çikës në Vlorë vijon të jetë ende aktive. Mësohet se deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë shkurre e barishte.

Zjarri po përparon në drejtim të Llogarasë, ndonëse është larg, po krijohet një grup për të mbajtur në kontroll flakët që mund të shkojnë në drejtim të Llogarasë.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë.