Një zjarr ka rënë sot në katin e parë të spitalit të Fierit ndërsa raportohet për dëme të mëdha materiale.
Zjarri ka rënë në sallën e imazherisë ndërsa fatmirësisht nuk ka patur pacientë. Një prej mjekëve të këtij spitali ka treguar edhe shkaqet e zjarrit.
Ai tha se ka rënë zjarr në makinerinë e larjes së filmave dhe më pas flakët janë përhapur në të gjithë laboratorin. Ndërkohë të gjitha pajisjet janë jashtë funksionit.
“Është makineria e larjes së filmave. Ka bërë masë. Aty ka filluar dhe ka marrë gjithë laboratori. Se di për koston. Ndodhi para një orë. Nuk kishte pacientë. Beri masë dhe shkaktoi zjarrin. Kishte dollape, rafte të larjes së filmave. Pajisjet janë jashtë funksionimit”– u shpreh ai.