MENU
klinika

Rrezikohen banesat në fshatin në Tiranë

26 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive!

08.08.2022 - 12:43

26 vatra zjarri janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, 15 prej të cilave janë shuar. Në operacion për shuarjen e vatrave janë angazhuar 588 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 49 mjete zjarrfikëse.

Ndër vatrat aktive, më problematikja momentalisht është ajo në fshatin Gjysulkanë në Tiranë, ku rrezikohet që disa banesa të përfshihen nga flakët për shkak të përhapjes së shpejtë.

Një vatër e re zjarri ka përpirë mëngjesin e sotëm masivin pyjor në rajonin Skuraj – Mal Bardhe të Milotit. Tereni eshte mjaft i thyer  dhe nuk mund te nderhyhet me zjarrfikese, ndërkohë ka mbërritur helikopteri i ushtrisë dhe 50 forca të ministrisë së mbrojtjes.

Ndërsa një ditë më parë zjarri la pasoja të rënda në fshatin Bukmirë të Mirditës ku është djegur një sipërfaqe prej 250 hektarë me pyje, vreshta dhe disa shtëpi të braktisura.  Po kështu zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë arritur të lokalizojnë zjarrin në Nikël të Fushë-Krujës.

 

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin