Ka shumë keqinformime sa i përket kujdesit ndaj lëkurës dhe trajtime të njohura, jo pak herë nuk mbështeten nga dermatologët.
1. Pastrimi i fytyrës me avull
Shirley Chi, dermatologe e certifikuar, thotë se “e vetmja praktikë e kujdesit të lëkurës që nuk do bënte kurrë është pastrimi me avull”.
“Unë kam rosacea dhe lëkura ime është e ndjeshme. Avullimi i fytyrës hap poret dhe lejon më shumë irritues të hyjnë brenda. Gjithashtu rrit inflamacionin në lëkurë. Kjo, nga ana tjetër, rrit skuqjen dhe përkeqëson gjendjet si aknet dhe rosacea.”
Ndërkohë, do të bëja gjithnjë procedura si mikrodermabrazioni apo microneedling për të përmirësuar strukturën dhe tonin e lëkurës.
2. Mbushës (fillers) të përhershëm
Ranella Hirsch dhe në fakt çdo dermatolog tjetër – nuk do provonin kurrë fillers të përhershëm si silikoni apo të tjera.
Ndërsa asnjë procedurë nuk është plotësisht pa rrezik, ato të mbushësve të përkohshëm priren të jenë më të përkohshme.
3. Solar
Kjo nuk duhet të jetë befasi, por në rast se keni nevojë për të rifreskuar kujtesën, solari përdor dritë ultraviolet që është shumë e dëmshme për lëkurën. Dëmtimi i lëkurës mund të shkojë deri në kancer lëkure ose melanomë.
Solari në ambiente të mbyllura para moshës 35-vjeçare shoqërohet me një rritje prej 75% të rrezikut të melanomës.
Burimi: Well & Good