MENU
klinika

Analiza

6 muaj luftë, Rusia po heq dorë nga Krimeja?

27.08.2022 - 09:20

Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime ka vendosur të tërheqë avionët e saj luftarakë, sipas Business Insider, e cila citon një raport sekret të NATO -s .

Sipas raportit të NATO-s, Rusia tashmë ka tërhequr 10 avionë luftarakë nga Krimea. Siç raporton uebfaqja, gjashtë avionë luftarakë SU-35C dhe katër MIIG-31BM u tërhoqën nga gadishulli.

“Dronët ukrainas janë të vështirë të identifikohen si objektiva për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”, thuhet në raport.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka rritur numrin e raketave tokë-ajër që ka në gadishull për të zmbrapsur sulmet e mundshme me dron nga Ukraina. Më 18 gusht, banorët vendas raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në qytetin e Kerçit dhe afër aeroportit Belbek në Sevastopol.

Krimea, të cilën shumica e vendeve e njohin si ukrainase, por që është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014, ka qenë në sulmin e vazhdueshmë gjatë javëve të fundit. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të rimarrë Krimenë nga forcat ruse.

Ai tha gjithashtu se lufta do të përfundojë me Krimenë teksa mbajti një fjalim optimist për vazhdimësinë e luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN