MENU
klinika

"Mezi pres t'jua them"

A do t’i rikthehet ekranit Klea Huta?

31.08.2022 - 11:08

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Klea Huta është kaq e dashur për publikun. Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ku është ndalur edhe te jeta e saj personale.

Jo vetëm kaq por Klea është ndalur edhe te aspekti profesional. Dikush e ka pyetur: “Me çfarë projekti do të shohim në ekran?

‘Mezi pres t’jua them…”, shkruan Klea.

Kujtojmë që Klea ka moderuar programe dhe spektakle të shumta .

Nga ana tjetër, marrëdhënia e saj e dashurisë me Elgit Dodën komentohet shpesh.

Më herët,”Në kurthin e Piter Panit”, Elgiti foli për jetën e tij personale dhe profesionale.

Mirëpo, ai iu përgjigj edhe pyetjeve me ‘spec’ nga fëmijët e emisionit. Disa nga pyetjet ishin: “Çne Klea me ty?”, “Si të zgjodhi Klea ty?” etj.

Ndër të tjera, këngëtari tha se ishte pikërisht ai që e zgjodhi Klean, pasi po të ishte në dorën e Kleas, sipas tij, ajo nuk do ta zgjidhte.

“Në fakt ke bërë një pyetje shumë me vend, sepse të ishte se do të më zgjidhte ajo, nuk do të më zgjidhte, por e zgjodha unë. E mora”, tha ai ndër të tjera.

“Pse nuk të zgjodhi ajo ty”?

“Sepse na takon ne meshkujve, është më xhentile që ta zgjedhim ne femrën dhe t’ia mbushim mendjen që jemi të mirë”.