“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është dhimbja e kokës që keni e rrezikshme?!
Mjeku: Sëmundjet që lidhen më dhimbjet e kokës të tilla si migrena, sinusiti etj janë më të përhapurat dhe shumë njerëz vuajnë nga ato. Në disa raste dhimbjet e kokës janë kalimtare, por në raste të tjera ato e shtojnë intensitetin e tyre dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm.
Ja disa nga dhimbjet e kokës më të zakonshmet dhe që kërkojnë kujdes më të veçantë:
Dhimbje koke me pulsim: kjo dhimbje koke quhet ndryshe edhe dhimbja e kokës “bubullime” , kjo lloj dhimbje koke e ndryshon intensitetin e saj në fraksionë minutash. Shpesh këto dhimbje përfshijnë edhe pjesën e qafës dhe mund të shoqërohen me përhumbje dhe të vjella.
Dhimbje koke sa zgjoheni në mëngjes: sipas Fondacionit Kombëtar të Sëmundjeve në SHBA, thuhet se sëmundjet e rënda shpesh shoqërohen dhe dhimbje koke të mëdha që herët në mëngjes. Këto sëmundje mund të jenë tumoret e trurit, apnea e gjumit, presioni i lartë i gjakut etj. Niveli i dhimbjes dhe simptomat mund të ndryshojnë në varësi të individit.
Dhimbjet e rënda nga migrena: këto dhimbje e kanë intensitetin shumë të lartë dhe shpesh bëhen të padurueshme. Ato duan kujdes të veçantë dhe medikamente për t’u qetësuar.
Dhimbjet e rënda nga sinusiti: shpesh këto dhimbje shkaktohen nga një infeksion akut i sinuseve. Dhimbja sillet rreth syve dhe hundës dhe shpesh ngjason me gripin. Këto dhimbje e ndryshojnë intensitetin nga të ulëta në shumë të rënda, në një periudhë të shkurtër kohore.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.