MENU
klinika

Sensi i humorit e karakterizon

A është shtatzënë? Rozana Radi jep përgjigjen epike

26.08.2022 - 12:56

Rozana Radi është një artiste mjaft e dashur për publikun e cila shquhet për sensin e humorit që ka.

Mirëpo, shpesh ajo publikon rubrikën “Ask me a question”, ku i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Dikush e ka pyetur Rozanën nëse ajo është shtatzënë. Por ja përgjigjja epike e këngëtares: “Po në gjoks”.

Rozana ka reaguar edhe për operacionet plastike te personazhet VIP.

“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox për mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, theksoi ajo.

“Nëse dua të bëj diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të showbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë. Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to. Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, theksoi Rozana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN