MENU
klinika

Intervista e deputetes kosovare

Adriana Matoshi: Nuk di të bëj politikë!

17.08.2022 - 10:10

Deputetja kosovare Adriana Matoshi ka qenë prej disa kohësh qendra e vëmendjes pas ndarjes së bujshme me partnerin e saj, Keith Owen Groeneveld. Ata ishin një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që kishin me njeri-tjetrin, rreth 20 vite.

Së fundmi aktorja ka folur në një intervistë për “Revistën Class”.

Aktorja ka folur për momentin kur zbuloi se ishte rikthyer tumori në tru dhe tregoi se mikesha e saj ishte personi që e përjetoi më shumë sëmundjen e aktores.

“Në fakt, më shumë e ka përjetuar shoqja ime Genta. Unë kam qeshur edhe i kam thënë: “Na doli një rrugë me pushu pak”. E kam marrë me shumë qetësi edhe kam thënë Zoti i di punët e veta dhe ç’është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë. Kam dashur t’i kem me vete njerëzit që më bëjnë të qesh dhe të gjithë ditët e kontrollove kanë shkuar me të qeshura me shoqet e mia. Shokët e mi talleshin me mua që kësaj radhe duhet të koncentrohem për me vdek, por unë kam qeshur me lot”- rrëfeu ajo për “Revista Class”.

Adriana është shprehur se nuk është e aftë të bëjë politikë të mirëfilltë, duke shtuar se nuk e ka në plan ta lerë politikën por nuk i dihet të ardhmes.

“I jam shumë falënderuese Zotit për forcën që më dha, por edhe shumë mirënjohëse doktor Petrelës bashkë me stafin e tij që më dhanë jetë për së dyti, edhe shoqeve të mia gjithashtu; Gentës, Timës dhe Arbrit, dhe gjithë shoqërisë sime shumë të madhe që me mesazhe dhe vizita ma kanë mbajtur disponimin në qiell”- përfundoi Adriana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të gjithë e duan një shoqe si ti"

Adriana Matoshi i dedikon fjalët e ndjera Arjola Demirit