MENU
klinika

Çfarë vendimi ka marrë Tom Holland?

Aktori i famshëm ndan lajmin e keq me fansat

15.08.2022 - 09:41

Aktori me famë botërore, Tom Holland ka marrë një vëmendje të madhe së fundmi. Ai ka bërë me dije se do të largohet nga rrjete sociale për pak kohë.

Ai ka bërë me dije se shkaku i largimit nga rrjetet sociale është pikërisht shëndeti i tij mendor.

Aktori i njohur ka thënë gjithashtu se Instagrami dhe Twitteri janë tepër stimuluese, dërrmuese…

Më tej, Tom Holland shton se këto rrjete sociale janë shumë të dëmshme për gjendjen mendore

“Kam bërë një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse më duket se Instagrami dhe Twitteri janë tepër stimuluese, dërrmuese, fiksohem kur lexoj gjëra për mua, dhe në fund, është shumë e dëmshme për gjendjen mendore. Kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin.”, tha ai.

Më herët, u tha se Tom Holland dhe Zendaya kishin blerë një shtëpi të re së bashku në Londër, por aktori tha diçka në lidhje me këto thashetheme.

“Kam pasur kaq shumë njerëz që më kanë thirrur sepse me sa duket kam blerë një shtëpi të re në Londër. Kjo është krejtësisht e rreme! Unë nuk bleva një shtëpi të re!“, tha Tom.

Aktori i “Uncharted”, i cili u rrit në Londrën Jugperëndimore, tregoi se ka marrë shumë mesazhe dhe telefonata që kur u raportua gabimisht se çifti ishin bërë pronarë të përbashkët të një shtëpie.

Duke ndarë reagimin e tij, Tom tha me shaka, “Isha si, “Uau! Çfarë surprize! Pyes veten kur do t’i marr çelësat”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti më i ri i showbizzit

Zendaya kapet mat me aktorin e njohur

Provë se dashuria është e vërtetë!

Tom Holland tregon momentin e sikletshëm me Zendaya


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain