MENU
klinika

Më shumë se 80.000 turistë bllokohen në Kinë

Anulohen të gjitha fluturimet dhe udhëtimet

07.08.2022 - 16:21

Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sanya në Kinë, pasi autoritetet kanë marrë vendim për izolimin e tij për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Autoritetet kineze kanë anuluar të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me tren nga Sanja, që ndryshe njihet edhe si “Havai i Kinës”, pasi të shtunën janë konfirmuar 263 raste pozitive.

Të gjithë udhëtarët duhet të kenë pesë teste negative në koronavirus, të kryera në shtatë ditët e fundit, ashtu që t’iu mundësohet dalja nga qyteti.

Kina është ndër shtetet e pakta në botë që ende zbaton politikën e “zero rasteve me COVID”.